Ardian Gjini: Nuk besoj që koalicioni prishet për shkak të deklaratave

Ardian Gjini: Nuk besoj që koalicioni prishet për shkak të deklaratave

Kryetari i Gjakovës, dhe anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, njofton Insajderi.

Gjini në “Info Magazinë” ka thënë se “presidenti i ardhshëm i Kosovës do të kalojë kësaj radhe nga dyert e të gjitha partive, e jo vetëm nga dera e një partie”.

Gjini tutje ka vazhduar se secila parti në Kosovë, i bën kalkulimet e veta dhe ato pastaj do të bëhen publike si pretendime.

I pyetur se a është i rrezikuar koalicioni qeverisës pas deklaratave të LDK-së, për çështjen e presidentit? – Gjini ka thënë se nuk prishet qeveria e një vendi për shkak të deklaratave.

“Të gjitha gjërat që janë diskutuar deri më sot në publik, janë spekulime, dhe si rrjedhojë, tash nuk duhet të diskutohet çështja e presidentit”, ka përfunduar Gjini.