Ardian Gjini i reagon Mimoza Kusarit-Lila

Ardian Gjini i reagon Mimoza Kusarit-Lila

Kandidati i AAK-së, për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka shprehur bindjen se do të jetë ai që do të buzëqesh i fundit. E ka quajtur gabim të Mimoza Kusari – Lilës shpalljen e fitores për Gjakovën.

“Po presim kush buzëqesh i fundit, mendoj se kanë bërë gabime që kanë shpallur fitore. Besojmë se deri në orën 21, ose 21:15 do të dalim me rezultate më të sakta. Ajo që mund të them se Gjakova nuk ka me qenë njëjtë, ka me qenë krejt ndryshe. Do të marrë ritëm tjetër”, ka thënë Gjini, për KTV.

“Gjasat janë që të shkojmë pa balotazh”, ka thënë Gjini.

Mimoza Kusari Lila më parë ka thënë se Alternativa e saj prin edhe në garën për kryetar e edhe në atë për Asamble.