Ardian Gjini tregon çka i kërkoi këshilltari i Trumpit, Haradinajt përmes telefonit

Ardian Gjini tregon çka i kërkoi këshilltari i Trumpit, Haradinajt përmes telefonit

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka folur ekskluzivisht pas bisedës telefonike që kishte kryeministri Ramush Haradinaj me këshilltarin amerikan për siguri kombëtare, John Bolton, të mërkurën.

Ai tha se nuk ishte fizikisht aty mirëpo, sipas tij, në këtë bisedë kryeministrit Haradinaj i është përmendur pezullimi i taksës.

“Me sa di unë është përmendur që kish qenë mirë të pezullohet taksa dhe cila ka qenë pjesa tjetër e bisedës nuk e di. Sa e di, biseda ka qenë shumë korrekte, SHBA-të na kanë trajtuar jashtë proporcionalisht mirë në krahasim me madhësinë e shtetit tonë”, ka thënë Gjini.

“Kjo temë do të diskutohet por mendoj që gjithë bota duhet ta kuptojë që Kosova duhet me marrë çka meriton. Edhe një herë po ju them që është bërë një kohë e gjatë që këtu ka pasiguri, gjithçka ndodh brenda vitit dhe nuk po mundemi të stabilizohemi sepse po dalin gjëra tjera”.