Kryetari i Komunës së Gjakovës, Adrian Gjini, ka dhënë detaje në lidhje me personat e prekur nga Koronavirusi në këtë komunë.
Ai ka thënë për Gazetan Insajderi se për momentin nuk raportohet që ka ndonjë të prekur me gjendje të rëndë shëndetësore, teksa ka theksuar se nga kjo komunë nuk ka të prekur fëmijë.
“Për momentin nuk raportohet se ka të prekur në gjendje të rëndë shëndetësore. Katër janë shëruar ndërsa të tjerët janë në trajtim dhe nuk raportohet që kanë gjendje të përkeqësuar ose ndonjë rrezik, të paktën deri tani. Nuk ka ndonjë fëmijë të prekur me COVID-19 me sa di unë deri tash”, ka than Gjini.
Ai po ashtu ka treguar se të gjitha rastet në Gjakovë janë në qytet dhe familjarët e tyre tashmë janë në vetizolim dhe nuk ka të prekur në zona jashtë Gjakovës.
Në Gjakovë, kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus 10 persona, ku tashmë 4 nga ta janë shëruar.
Deri më tani në gjithë Kosovën janë të infektuar 226 persona, të shëruar rezultojnë 37 ndërsa 6 të vdekur./ Insajderi.com