Arian Hasani nuk paraqitet për raportim për procesin e privatizimit

Arian Hasani nuk paraqitet për raportim për procesin e privatizimit

Blerësi i Fabrikës së Gypave në Ferizaj, Arian Hasani, nuk ishte paraqitur në raportim sot para Komisionit Hetimor Parlamentar.

Ashtu sikurse pronari kompanisë “Devolli Group” edhe Hasani do të raportonin lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, por që asnjëri nuk ishin prezent.

Zëvendëskryesuesi i Komisionit, Gazmend Bytyçi, tha se ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen Blerim Devolli e as të Arian Hasanit për intervistim.

“Ky takim do të mbahet me palën e tretë me Skënder Hasnin që e konfirmuar pjesëmarrjen prej orës 15:00”, ka thënë Bytyçi.

Kurse deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka propozuar që takimi me dy palët e para që nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen të mbahet në një ditë tjetër.

Edhe deputetja Doruntina Maloku, ka mbështetur këtë propozim të deputetit Berisha, raporton EO.

Përderisa Komisioni ka vendosur që në ora 14:00 të mbahet intervisitimi me Skënder Hasani, Kryesues i Njësisë së Monitorimit për Kontroll dhe Administrim Direkt në AKP.

“Në orës 14:00 mbahet takimi me palën e tretë të ftuar për raportim”, tha Bytyçi. /Insajderi.com