Arianit Koci flet rreth ftesës së Gjykatës Speciale që ka marr Abelard Tahiri

Arianit Koci flet rreth ftesës së Gjykatës Speciale që ka marr Abelard Tahiri

Arianit Koci, avokat i Abelard Tahirit, ministrit të drejtësisë në largim ka folur rreth ftesës që ka pranuar klienti i tij nga Gjykata Speciale.

Koci i ftuar në emisionin Frontal në T7 ka thënë se në rast se është ftuar Ministri në Detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri në Gjykatë Speciale sipas kapitujve 32, 33 dhe 34 ai ka mundësi që të mos përgjigjet.

“Pa u sqaruar juridiksioni kohor Ministri në Detyrë nuk e ka obligim që t’i përgjigjet ftesës së Gjykatës Speciale kjo sipas kapitujve 32, 33 dhe 34 e që kanë të bëjnë me procedurat zyrtare. Zyrtarët nuk e kanë obligim t’i përgjigjet ftesës derisa nuk i përcaktohet saktë juridiksioni kohor Gjykatës Speciale”, ka thënë avokati Koci.

I njëjti ka supozuar se Tahiri, meqenëse ka qenë i ri në kohën e luftës është ftuar nga Gjykata sipas këtyre kapitujve që kanë të bëjnë me procedurat zyrtare dhe zyrtarët e tyre.

“Unë besoj që është ftuar në cilësinë e dëshmitarit por pa u qartësuar çështja e juridiksionit kohorë, për shkak se në nenin 7 të ligjit mbi dhomat e specializuar dhe zyrën e prokurorit të specializuar parashihet se dhomat e specializuara kanë juridiksion mbi veprat penale në kuadër të juridiksionit lëndor të tyre të cilat janë kryer mes periudhës 1 janar 98 dhe 31 dhjetor 2000. Në procedurë penale dispozitat ligjore interpretohen në mënyrë restriktive dhe jo në ekstezive dhe në ligj është dashur që të parashihet që për veprat penale nga kapitujt 32 34 të parashihet edhe juridiksioni kohor, prandaj sipas meje pa u qartësuar kjo Abelard Tahiri nuk ka obligim që t’i përgjigjet ftesës”, ka thënë Koci