Arianit Koci: Ka mundësi që prokuroria e Gjykatës Speciale është ushqyer vetëm me dokumente të Serbisë

Arianit Koci: Ka mundësi që prokuroria e Gjykatës Speciale është ushqyer vetëm me dokumente të Serbisë

Avokati, Arianit Koci, është deklaruar rreth aktakuzës dhe intervistimit që po i bëhet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale në Hagë, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se kjo situatë si është trajtuar “nuk është një situatë normale”.

Gjithashtu Koci ka hedhur dyshime se “ka mundësi që prokuroria është ushqyer vetëm me dokumente të Serbisë”.

Megjithatë Koci ka deklaruar se “aktakuza nuk do të thotë që është e vërtetë ajo që thuhet aty”.

Ai ka thënë se problemi është që “ne në Kosovë për 20 vjet nuk kemi bërë asgjë dhe armiku ka fituar terren”.

“Serbia në vitin 2019 i ka pasur 2500 raste të proceduara për krime lufte dhe qëllimisht e len të zvarritur, për ta krijuar një përshtypje që po punohet dhe aty i ka futur edhe rastet kinse të shqiptarëve”.

“Ne kemi qenë në luftë me Serbinë dhe ajo ka qenë aktive në raport me Kosovën, në anën tjetër ne nuk kemi qenë. Ata kanë pasur strukturë, kanë pasur komisione për kinse krimet e komandantëve të UÇK-së”, ka deklaruar Koci.

Ai ka shtuar se “shërbimet sekrete serbe ene kanë njerëz në Kosovë”.

“Koha më nuk po punon për neve, neve duhet t’i kryejmë çështjet e hapura me Serbinë, sepse pas disa vjetësh mund ta gjejmë vetën në një pozitë më të dobët”./Insajderi.com