Avokati i njohur Arianit Koci nëpërmjet një shkrimi në Fcaebook ka ngritur një problematikë në lidhje me test" />

Arianit Koci: Ka zëra se në IKSHP po kryhen teste për Covid-19 nga persona me ndikim pa patur simptoma të sëmundjes

Arianit Koci: Ka zëra se në IKSHP po kryhen teste për Covid-19 nga persona me ndikim pa patur simptoma të sëmundjes

Avokati i njohur Arianit Koci nëpërmjet një shkrimi në Fcaebook ka ngritur një problematikë në lidhje me testimet për Covid 19 që po kryhen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike .

Koci thotë se ka një informacion megjithëse ende të pa konfirmuar se aty personat me ndikim po kryejnë teste edhe pse nuk simptoma të sëmundjes.

Ai shton se ata jashtë protokollit të përcaktuar po bëjnë presion që të testohen.

Postimi i plotë:

Dëgjova (nuk e kam të konfirmuar) që në Institutin Kombëtar për Shëndetësi Publike – aty ku bëhen testet për koronavirus – covid 19, personat me ndikim në shoqëri, kanë filluar të shkojnë dhe të kërkojnë të testohen, edhe pa simptoma.

Pra, jashtë protokolit të përcaktuar, po bëjnë presion që të testohen.