Arianit Koci: Fakti që pesë orë po zgjatet intervistimi i Thaçit, tregon që ai nuk po mbrohet në heshtje

Flet Ariantit Koci i cili thotë që kjo vonesë pesë orësh mund tregon që presidenti nuk po mbrohet në heshtje.

Arianit Koci: Fakti që pesë orë po zgjatet intervistimi i Thaçit, tregon që ai nuk po mbrohet në heshtje

Kanë kaluar më shumë se pesë orë prej kur presidenti Hashim Thaçi ka hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Hagë.

Ai po vazhdon akoma të intervistohet. Lidhur me këtë çështje, ka folur avokati Arianit Koci, i cili ka thënë se kjo zgjatje në intervistim tregon se ai nuk po mbrohet në heshtje, njofton Insajderi.

Në emisionin Frontal në T7, Arianit Koci po ashtu ka thënë se; “Tjetër arsye se pse Presidenti gjendet akoma në Prokurorinë Speciale në Hagë, mund të jetë ndonjë kërkesë për ndalim të përkohshëm, meqenëse është e paraparë edhe me ligj, por shton se gjasat për këtë janë të vogla”.

“Nëse nuk ka pas probleme teknike me pajisje te incizimit ose përkthyes, çështja që intervistimi po vazhdon mund të jetë që Thaçi nuk është mbrojtur në heshtje ose diçka tjetër që nuk po dua ta përmend. Mund të jetë ndonjë kërkesë për ndonjë ndalim të përkohshëm, është e paraparë me ligj, por nuk e besoj që ka ndodh një gjë e tillë. Intervistat ndonjëherë zgjasin më shumë, meqenëse në përfundim janë disa nënshkrime”.

Në fund Koci ka shtuar se mbrojtja në heshtje përfundon shpejt, por përsëri nuk është ndonjë kohë që jep alarm si vonesë./Insajderi.com