Arifi tregon se çfarë do të arrihet nga dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë

Arifi tregon se çfarë do të arrihet nga dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë

Avni Arifi udhëheqësi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë ka treguar tri pika të cilat sipas tij do t’i arrijë Kosova në procesin e dialogut.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Arifi ka shkruar se, “ Dialogu nuk ka alternativë, por në këtë proces duhet të dihet njëherë e përgjithmonë se: nuk ka ndarje, nuk ka defunksionalizim, nuk ka destabilizim”, ka shkruar Arifi.

Tutje Arifi ka shtuar se “Dialogu do të jetë për normalizim që do të thotë njohje reciproke dhe pajtim”.

Kujtojmë se gjatë javës së kaluar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq janë takuar me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. /Insajderi.com