
“Aventura” e Armando Sadikut te Erzurumspor, në Superligën e Turqisë, kishte mbaruar pas vetëm gjashtë muajve.
Por, mënyra se si ai largua ishte në kundërshtim me kontratën dhe rregullat e FIFA-s dhe futbollisti i ndjeki rrugët e drejtësisë, shkruan Insajderi.com.
Pas përfundimit të procesit gjyqësor, FIFA ka vendosur që klubi në fjalë të i paguajë futbollist, 70 mijë euro . Madje, ata detyrohen që të i paguajnë 20 përqind të shumës si kamatë vonesë.

Armando Sadiku, sa ishte pjesë e Erzurumspor
“Në afatin prej 45 ditësh shuma duhet paguar, në të kundërt merkato e Erzurumspor do bllokohet për tre sesione”, thuhet ndër të tjera në vendimin e FIFA-s, .
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, tashmë është anëtar i Las Palmas, ekip ky që garon në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.
Ata gjenden në vendin e pestë në tabelë, me vetëm katër pikë më pak se Sportin Gjion që është lider i tabelës./Insajderi.com