Armend Muja aderon në Vetëvendosje

Armend Muja aderon në Vetëvendosje

Analisti, Armend Muja, ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur lideri i kësaj partie, Albin Kurti. i cili tha se me Armend Mujën njihen që një kohë të gjatë.

“Me Armendin njihemi qëmoti, por nga sot, do të jemi edhe aktivistë e kolegë në VETËVENDOSJE!. Me disa anëtarë të Kryesisë dhe ish deputetë, i uruam mirëseardhje Armend Mujës, e më pas zhvilluam një diskutim rreth zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit dhe qeverisjes sonë të ardhshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryetari i VV-së paraqiti edhe biografinë e Mujën i cili tani është drejtor në Kolegjin Riinvest.

“Ai tani është drejtor i Kolegjit Riinvest dhe ligjërues i ekonomisë politike ndërkombëtare. Armendi ka kryer studimet në London School of Economics dhe Corvinus University. Në Master dhe Doktoratë ka punuar në ekonominë politike të Evropës Jug-Lindore. Më herët ka shërbyer si drejtor për çështje akademike në Kolegjin UBT. Gjithashtu ai ka punuar si këshilltar në projektet e Programit për Reforma Ekonomike (ERP), Planin e Zhvillimit Kombëtar dhe Vlerësim të Planit Strategjik Arsimor për GIZ, UNDP dhe Këshillin e Evropës. Armend Muja është me prejardhje nga Mitrovica dhe mezi presim të punojmë bashkë në Lëvizje”. /Insajderi.com