Armend Muja i kërkon falje publike punëtores së Kuvendit për sjelljen ndaj saj

Armend Muja i kërkon falje publike punëtores së Kuvendit për sjelljen ndaj saj

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, i kërkoi falje publike punëtores së Kuvendit të Kosovës për sjelljen e tij joadekuate të treguar sot (e mërkurë) gjatë mbledhjes së këtij Komisioni, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Muja i cili njëherësh është deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, u shpreh se rrethanat të cilat kanë ndikuar tek sjellja e tij ekspresive, nuk e arsyetojnë atë, “përkundrazi janë mësim të jem shumë më i kujdesshëm dhe respektues ndaj stafit ndihmës të Komisioneve funksionale të Kuvendit”.

“Unë shpreh keqardhjen time për këtë ngjarje, i kërkoj ndjesë publike punëtores së administratës së Kuvendit dhe e mirëpres bashkëpunimin tonë të radhës. Në poziten e Kryetarit të Komisionit do të jem bashkëpunues dhe i hapur për të gjithë, deputetët, punëtorët e Kuvendit, mediat, shoqërinë civile dhe gjithë qytetarët e Republikës. Puna që kemi para vetit është me përgjegjësi të madhe, andaj edhe kujdesi ndaj tjerëve duhet të jetë i madh”, ka thënë Muja përmes një statusi në Facebook.

Ai tutje shtoi se sjellja e tij ishte një ngjarje me të cilën nuk dëshiron të karakterizohet personaliteti i tij.

Armend Muja gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka bërë një gjest, i cili është vlerësuar i pahijshëm.

Ai ka shtyrë me dorë, duke e larguar njërën nga zyrtaret e stafit mbështetës të Komisionit.

“Ulu, mos u afro”, dëgjohet t’i ketë thënë Muja asistentes./Insajderi.com

Reagim

Ngjarja e sotme në takimin e Komisionit për buxhet, punë dhe transfere e shkëputur në media e cila portretizon…

Posted by Armend Muja on Wednesday, April 21, 2021