Armend Zemaj: Bordi Këshillëdhënës është krijuar për ta ndihmuar vendin në luftë kundër Covid-19

Armend Zemaj: Bordi Këshillëdhënës është krijuar për ta ndihmuar vendin në luftë kundër Covid-19

Pas përfundimit të takimit të Bordit Këshillëdhënës për menaxhimin e pandemisë Covid-19, ka folur për media Ministri i Shëndetësisë, Amrend Zemaj,i cili ka thënë se ky bord është krijuar për ta ndihmuar vendin në luftën kundër Covid-19, njofton Insajderi.

“Besojmë që me përmirësimin e situatës dhe me kalimin dhe përfundimit të pandemisë t’i rikthehemi përmirësimit të shërbimeve, ideve shkencore dhe publicistike por edhe profesionale që këta njerëz mund të i japin Ministrisë së Shëndetësisë dhe Republikës së Kosovës

Zemaj ka shtuar më pas se do të bashkëpunojë ngushtë me këtë bord si nga aspekti profesional, gjithashtu edhe nga aspekti ligjor.

“Kështu që sot unë isha më shumë si nikoqir, herëve të tjera me gjitha rekomandimet dhe sugjerimet unë do të bashkëpunojë në mënyrë të ngushtë, në aspektin edhe profesional dhe ligjor, pa ndonjë presion, vetëm hir të interesave të vendit për të ruajtur shëndetin në Republikën e Kosovës.”/Insajderi.com