Armend Zemaj jep një premtim që nuk lidhet me COVID-19

Armend Zemaj jep një premtim që nuk lidhet me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka premtuar se do të punojë në avancimin e trajtimit të sëmundjes së diabetit, njofton Insajderi.

Për ditën botërore të diabetit që është sot nuk është mbajtur asnjë aktivitet sensibilizimi ndaj rrezikut që paraqet diabeti. Masat anti-COVID nuk e lejuan këtë.

Por, Zemaj ka shkruar në Facebook se “Nëpërmjet përpilimit dhe plotësimit të listës esenciale të barnave, do të inkorporohen edhe fletëzat për matjen e glikemisë dhe sigurimi i pompave për insulinë, me qëllim të ngritjes së nivelit të trajtimit të diabetit. Në veçanti do të kemi kujdes për të rinjtë me diabet tip 1”.

“Është iniciuar Grupi punues për udhëzuesin “Terapia injektibile te diabeti” për trajtimin e avancuar, të bazuar në përvojat më të mira dhe do të lehtësoj kriteret për furnizimin me insulin”, shtoi ministri.

“Në kohën më të përshtatshme, me përfaqësuesit e Shoqatave të Pacientëve me Diabet, do të diskutoj për masat e ndërmarra dhe mundësitë e avancimit të mëtejmë të trajtimit të kësaj sëmundjeje”, përfundoi Zemaj. /Insajderi.com