Armend Zemaj kërkon dorëheqjen e Arben Vitisë

Armend Zemaj kërkon dorëheqjen e Arben Vitisë

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit aktual të këtij dikasteri, Arben Vitia.

Sipas tij, Vitia duhet të japë dorëheqje të parevokueshme “si pasojë e dështimit në menaxhimin e pandemisë Covid-19”.

Reagimi i Zemajt vije pasi të martën në Kosovë janë konfirmuar pesë viktima dhe një mijë e 765 raste të reja me Coronavirus.

“Situata është alarmante!”, ka shkruar ish-ministri në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com