Armend Zemaj: Ne do t’i ndalojmë tubimet publike, besimtarët le ta menaxhojnë vetë faljen e bajramit

Armend Zemaj: Ne do t’i ndalojmë tubimet publike, besimtarët le ta menaxhojnë vetë faljen e bajramit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për masat e reja ani-Covid, duke thënë se nga nesër më 28 korrik ndalohet çdo tubim masiv, njofton Insajderi.

Më pas Zemajn në emisionin Speciale ne KlanKosova ka folur edhe për festen e Kurban Bajramit, duke thënë së askush nuk mund ta ndalojë kryerjen e ritualëve fetare.

I pyetur se a do të ndalohet falja e Kurban Bajramit? – Zemaj nuk ka qenë i prerë duke lënë të nënkuptohet se besimtarët duhet të veprojnë komfor masave.

“Besimtarët duhet ta kuptojnë gjendjen, ata duhet t’i respektojnë masat dhe të gjejnë module se si të kryhet ajo ceremoni fetare”./Insajderi.com