Armend Zemaj paralajmëron zgjerim te kapaciteteve për luftën anti-Covid

Armend Zemaj paralajmëron zgjerim te kapaciteteve për luftën anti-Covid

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar zgjerim të kapaciteteve për menaxhimin e situatës me Coronavirus, njofton Insajderi.

Në profilin e tij në Facebook, Zemaj ka thënë se në funksion të këtij qëllimi është mbajtur takimi i radhës për vlerësim të situatës epidemiologjike.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth rritjes së kapaciteteve spitalore, angazhimin e resurseve të reja humane për të ndihmuar personelin shëndetësor, rritjen e fuqisë diagnostikuese përmes rritjes së testeve molekulare dhe fillimin brenda pak kohësh edhe me testeve serologjike dhe aktivitete të tjera në funksion të menaxhimit të pandemisë.

“Është mbajtur sot takimi i radhës i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike rreth pandemisë Covid-19.

Kemi shpalosur në komitet intervenimet e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë për të fuqizuar kapacitetet spitalore, angazhimin e resurseve të reja humane për të ndihmuar personelin shëndetësor, rritjen e fuqisë diagnostikuese përmes rritjes së testeve molekulare dhe fillimin brenda pak kohësh edhe me testeve serologjike dhe aktivitete të tjera në funksion të menaxhimit të pandemisë”.

Më pas Zemaj ka shtuar se qeveria sipas rekomandimeve të eksperteve do të marrë të gjitha masat e duhura për ruajtjen e shëndetit publik të popullatës.

Ndërsa mbajtja e maskave mbetet obligative ka shtuar në fund Zemaj./Insajderi.com