Armend Zemaj thotë se do të ketë masa të reja kundër COVID-19

Armend Zemaj thotë se do të ketë masa të reja kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se mund të ketë një mbyllje të kontrolluar dhe më mirë të menaxhuar si masë parandaluese e përhapjes së virusit COVID-19.

Këto komente ai i ka bërë gjatë intervistës në “Kanal 10”, në të cilën ndër tjerash tha se tha mund të kthehet orari i lëvizjes që qytetarëve me orare të caktuara dhe kjo mund të hy në fuqi gjatë muajit gusht.

Por, Zemaj, ka thënë se “mbyllja e kontrolluar”, nuk do të jetë e njëjtë me izolimin e muajit mars dhe prill.

“Nuk e përjashtoj mbylljen që ta kemi një kontrolle më të madhe për virusin, qe ta kemi në kontroll shtatorin, sepse ka gripa të tjera. Ky është vlerësim, mund të ndodh që të ketë një mbyllje të kontrolluar pa e lënduar pjesën organizative të jetës, por që mbyllja na siguron ta kemi nën kontroll pandeminë, që në shtator të jemi super të përgatitur”, tha ai.

Kosova ka regjistruar raste të shumta pozitiv me COVID-19, madje në javën e fundit janë shënuar në shumicën e rasteve mbi 10 vdekje brenda ditës rezultat i Coronavirusit. /Insajderi.com/