Pas vendimit të qeverisë për hapjen e linjave ajrore ka reaguar ministri Zemaj. Ai ka uruar mërgimtarët për mundësinë e ardhjes në Kosovë.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i’u është drejtuar qytetarëve të vendit me një urim mirëseardhje pas vendimit të Qeverisë Hoti për rihapjen e linjave të transportit ajror, njofton Insajderi.
Njoftimi i tij i plotë:
“Aeroporti u hap, mirësvjen mërgatë!
E morëm vendimin e shumëpritur.
Gjatë ditëve të fundit kam aktivizuar të gjitha kapacitetet për t’i bërë përgatitjet për ta hapur sa më parë aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, me qëllimin kryesor që t’i mundësohet mërgatës sonë kthimi më i lehtë në vendlindje.
Mërgata jonë e çmuar është shpresë dhe mbijetesa e shumë familjeve në Kosovë. Mirësevjen mërgatë”. /Insajderi.com