Armët iu lihen të miturve

Armët iu lihen të miturve

Policia raporton se në Skenderaj një i mitur, dyshohet se, aksidentalishtka plagosur me pistoletë viktimën mashkull shqiptar. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe gjendet në Spitalin e Pejës.

“Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me tre fishke, 11 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm dhe 9 fishek të kalibrit 9 mm”, raporton policia.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në një rast tjetër në rr. Xhemail Mustafa në Podujevë një i mitur ka raportuar se, i dyshuari mashkull shqiptar- po ashtu i mitur e kishte kanosur me armë nga vetura e tij.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.