Arrestime nga Policia e Kosovës në pengimin e lojërave të fatit

Arrestime nga Policia e Kosovës në pengimin e lojërave të fatit

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, shkak i lojërave të fatit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe nga aty janë konfiskuar kompjuter, tiketa të lojës, printer, dhe dy televizor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lojërat e fatit janë të ndaluara në Kosovë, përkundër kësaj ato janë organizuar në mënyrë ilegale – për këtë Policia e Kosovës ka pasur edhe aksione tjera për pengimin e kësaj dukurie. /Insajderi.com/