Kryetari i Aleancës për Biznesin Kosovar (AKB), Agim Shahini, ka reaguar pas arrestimeve të djeshme nga EULEX, në zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Insajderi.
Shahini përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar duke thënë se mënyra se si u bënë arrestimet me shumë bujë, është marketing i dëmshëm për Kosovën dhe frikëson investitorët e huaj të vijnë në vendin tonë.
“Ngjarjet e tilla që i kushtojn vëmendje të madhe mediale dëmtojn imazhin e vendit që i shkon përshtati të gjithë kundërshtarëve ekonomik dhe politik të Kosovës e që në masë të madhe zbeh edhe iniciativat e BE-së dhe SHBA-së për përfundim të Dialogut dhe konflikteve shekullore në mes Kosovës dhe Serbisë për ti dhënë mundësi Paqes ndëretnike dhe zhvillimit të ekonomisë në mes këtyre dy shteteve” shkruan Shahini.
Postimi i plotë:
Gjykata Speciale frikëson investimet e huaja në Kosovë
AKB ngrit shqetësimin e lartë kundër arrestimeve spektakulare të ish ushtarëve të UCK të cilët dyshohen se kanë publikuar dokumente senzitive që pengojn hetimet ndaj të dyshuarve.
Të gjitha këto arrestime kanë mundësi të bëhen pa spektakël publik dhe medial sepse kjo është një marketing i dëmshëm për Kosovën dhe i frikshëm për investitorët e huaj apo vendor.
Ngjarjet e tilla që i kushtojn vëmendje të madhe mediale dëmtojn imazhin e vendit që i shkon përshtati të gjithë kundërshtarëve ekonomik dhe politik të Kosovës e që në masë të madhe zbeh edhe iniciativat e BE-së dhe SHBA-së për përfundim të Dialogut dhe konflikteve shekullore në mes Kosovës dhe Serbisë për ti dhënë mundësi Paqes ndëretnike dhe zhvillimit të ekonomisë në mes këtyre dy shteteve. /Insajderi.com