Përjashtimisht veprave penale tëkapura në flagrancë (nëkryerje e sipër) dhe vetëm kur ajo është e domosdoshme, askujt nuk mund t’i vendosen prangat në rastse ai person nuk e ka përdorur forcën (duart) gjatë kryerjes së një vepre penale ose nuk ka ikur nga ndekja penale apo nuk ekziston rreziku i kjes.
Pse lidhet njeriu?
Njeriu mund tëlidhet vetëm atëherë kur gjatë kryerjes së një vepre penale manifeston dhunë(forcë)andaj masa e prangimit ështëe domosdoshme për ta neutralizuar dhunën dhe forcën e atij çasti të manifestuar nga kryerësi i një vepre penale të caktuar mbi objektin e veprës penale.Poashtu edhe në rast se kryerësi i një vepre penale nuk iështë përgjigjur në ftesë organeve të zbatimit të ligjit,pra, ka ikur nga drejtësia apo ekziston një rrezik, mirëi supozuar,që ai person ndaj të cilit ka filluar ndjekja penale do të ikë. Duart pothujase janë organet-gjymtyrët kryesore me të cilat një person e kryen një vepër penale me karakter apo kualifikim të dhunshëm.Jo të gjitha veprat penale janë të dhunshme, madje shumica nuk janë.
Përjashtimisht veprave penale kundër jetës dhe trupit si:vrasja, lëndimi i rëndëtrupor, lëndimi i lehtë trupor, pjesëmarrja në rrahje, etj., apo veprat penale nga kapitulli iveprave penale kundër intergritetit seksual, si:dhunimiapo vepra penale “Pengim i personit zyrtar”, veprat penale kundër pasurisë, si:grabitja,vjedhja, detyrimi,etj., dhe veprat penale që kanë të bëjnë me terrorizmin e dhunshëm apo krime lufte dhe krime kundër njerëzimit,dhunës në familje e të ngjashme, për asnjë lloj tjetër të veprave penale ku nuk është përdoruar forca nuk ka arsye që të prangoset njeriu.
Pra, efekti apo ideja e prangosjes është që njeriut të dhunshëm t’i pasivizohen duart si gjymtyrët kryesore, që të mos ushtrojë dhunë dhe qëi njëjti të mund të transportohet pa penguar qoftënëgjykatë apo nëburg. Legjislacioni duhet të përcaktojë qartë se te cilat lloje të veprave penale duhet të zbatohet masa e prangimit.
Çka janëprangat?
Sipas asaj që thonë fjalorët,prangat janë hallka hekuri për t’i lidhur duart një të arrestuari a një të burgosuri; historikisht është e njohur si zinxhir me të cilin u lidhnin këmbët e duart skllevërve, edhe pak më thjeshtë (gjithherë sipas fjalorëve) diçka që të mban të lidhur, të mbërthyer a të ndrydhur dhe të pengon të veprosh.
Rusoi (Zhan Zhak Ruso) një filozof dhe luftëtar për barazi dhe ligj thotë se “njeriu lind i lirë, por kurdo ai është në pranga”.Rusoi u pëlqen të gjithëve sidomos filozofëve dhe pasionantëve të saj,madje Kanti thoshte se roli i tij në filozofinë morale ështëibarabartë me atë të Njutonit në fizikë.Mbase në vlerësimin tim ky admirim i Kantit gati deri në adhurim për Rusoin do t’i ketë ardhur nga koncepti i tij për ligjin dhe librin e tij”Kontrata Sociale”, pavarësisht se përkufizimet e tij për ligjin janë të natyrës filozofike e më pak juridike, edhe pse ndryshimi është fare i vogël, ngase edhe në aspektin juridik ligjet janë humane dhe shërbejnë ngjajshëm sinë përkufizimet e Rusoit. Njësoj ështëedhe dënimi.Nëse ligji është human atëherëedhe dënimi duhet të jetë human sepse buron nga ligji.Që do të thotë se dënimi nuk duhet tëmanifestojëmundim e as përbuzje të delikuentit sepse humanizmi është ndër karakteristikat kryesore të dënimit.
Ajo qëështë mëe keqja,është se prangat i vendosen edhe njeriut ende të pa dënuar, që sipas legjislacioneve penale bashkëkohore dhe kushtetutave të vendeve demokratike të shumicës së shteteve në botë, por edhe të konventave ndërkombëtare, konsiderohet i pafajshëm, pra derisa një gjykatë kompetente me juridiksion nuk jep aktgjykim të formës së prerë.
Po çka ështëdënimidhe si e përkufizon atëlegjislacioni penal. Dënimi është masë represive që zbatohet ndaj kryerësve të veprave penale.Edhe prangat janë masë represive (në vlerësimin tim).
Por a është e drejtëqë prangat të përdoren për qëllime të përuljes dhe poshtërimit të personit që vetëm supozohet se ka kryer një vepër penale,posaçërisht në fazën e të ashtuquajturit “Prezumimit të pafajësisë”, mendoj se jo.
Ka kohë që jam duke shfletuar literaturë e ligje të Kosovës (përfshirë edhe Ligjin për Policinë) por edhe të vendeve të rajonit të BE-së e më gjerë që lidhet me këtë çështje.Të them të drejtën as mbështetje e as bazë ligjore për prangim nuk po gjej, përjashtimisht asaj që quhet “siguri për policët”, në ndonjë akt nënligjor apo rregullore të brendshme. Përkundër mirëkuptimit për punën që e bëjnë polica në mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve,megjithatë prangimi i njeriut pa qenë nevoja ështëi papranueshëm.Fundi i fundit janë disa profesione siçështëedhe kyi policisë që janë të detyruar, apo së paku duhet të jenë të detyruar që t’i ekspozohen rrezikut.
Pra, për ta thjeshtësuar edhe më shumë, njeriu nuk duhet të prangoset, nëse nuk ka ushtruar forcë në kryerjen e një vepre penale, nuk ka ikur nga drejtësia dhe nuk ekziston rreziku i ikjes.
Ligji duhet të përcaktojë saktë se cilat vepra penale dhe në cilat raste mund të përdoren prangat, në asnjë rast tjetër njeriu nuk duhet të lidhet. PIKË.
(Autori është Profesor i së Drejtës Penale)