Arrestimi i Haradinajt zë vend qendror në mediet ndërkombëtare

Arrestimi i Haradinajt zë vend qendror në mediet ndërkombëtare

Arrestimi i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, ka bërë që ky lajm të zë vend qendror në mediet më të mëdha ndërkombëtare.

Haradinaj ishte duke udhëtuar me pasaportë diplomatike kur ai u ndalua nga autoritetet franceze.

Në qershor të vitit 2015, Haradinaj ishte arrestuar në Slloveni dhe ishte liruar vetëm dy ditë pas arrestimit, pas presionit të madh diplomatik./Insajderi.com