Arrestohen 14 persona në Gjakovë, u kapën duke luajtur bixhoz

Arrestohen 14 persona në Gjakovë, u kapën duke luajtur bixhoz

14 persona janë arrestuar të dielën në  Gjakovë për shkak të organizimit të skemave piramidale, përcjell Insajderi.com.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se të njëjtit janë kapur në një lokal duke zhvilluar lojëra të fatit.

Sipas njoftimit, pas intervisimit, pronari i lokalit dhe bashkëpronari janë dërguar në mbajtje, kurse të dyshuarit tjerë janë liruar.

“Janë arrestuar 14 të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi  të njëjtit janë takuar në një lokal duke zhvilluar lojëra të fatit. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre,  pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar.

Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari kosovar bashkëpronar i lokalit për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, i cili me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë./Insajderi.com