Arrestohen 20 persona brenda 24 orëve në Kosovë

Arrestohen 20 persona brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 20 persona dhe 18 të tjerë janë dërguar në mbajtje gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Insajderi.

Arrestimi i tyre ka ndodhur për shkak se të njëjtit janë të dyshuar për kryerjen e veprimtarive të ndryshme të kundërligjshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia gjithashtu ka shqiptuar 1590 tiketa për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor.

Ndërsa, tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19 janë gjithsej 18 sosh ./Insajderi.com