Arrestohen tre kosovarë në Itali për terrorizëm

Arrestohen tre kosovarë në Itali për terrorizëm

Policia italiane ka arrestuar 3 shtetas të Kosovës dhe një person tjetër të mitur për terrorizëm.

Personat e arrestuar kanë lindur në Kosovë por jetojnë në Itali me leje qëndrimi të rregullt, shkruan SkyTG24.

Polica italine ka shpërbërë një qelizë xhihadistësh në qendër të Venecias me një aksion të policisë anti- terror dhe anti-mafia.

Operacioni final ka nisur gjatë natës kur ekipet e forcave speciale kanë ndërhyrë në banesat e të hetuarve.

Policia italiane ka bërë kërkime edhe në 12 shtëpi dhe 10 qendra historike të Venecias, një në Treviso dhe Mestre./Insajderi.com