Arrestohen 3 persona të arratisur – ishin dënuar nga gjykata

Arrestohen 3 persona të arratisur – ishin dënuar nga gjykata

Një 25 vjeçar me inicialet A.G., është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, njofton Insajderi.

A.G., ishte i dënuar me burgim nga ana e gjykatës, ndërsa ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet policore.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të lëshuar nga PK në faqen e tyre zyrtare, ku u njoftua edhe edhe dy persona nga 28 vjeç janë arrestuar gjatë pjesës së parë të ditës së sotme, të dyshuar për implikim në vepra kriminale.

Bëhet fjalë për E.K. që dyshohet se ka marrë pjesë në një numër të konsiderueshëm të veprave kriminale, kryesisht vjedhje, dhe për H.S., që po kërkohej me urdhër arrest.

Që të tre personat e dyshuar për vepra kriminale, deri më sot ishin në arrati, në përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë dhe arrestit policor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë, 08 qershor2021 – Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë shpallur në kërkim dhe të dënuar me vendim gjykate.

Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, sot kanë rezultuar me kapjen e tre personave të cilët deri më sot ishin në arrati, në përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë dhe arrestit policor.

Vetëm në pjesën e parë të ditës së sotme janë arrestuar të dyshuarit;

  • A. G, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana e gjykatës.
  • E. K, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar si i implikuar në një numër të konsiderueshëm të veprave kriminale, kryesisht vjedhje.
  • H. S, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar si i implikuar në vepra kriminale, i kërkuar me urdhër arrest.

Strukturat e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në kuadër të veprimtarisë së tyre për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale. /Insajderi.com