Arrestohen dy burra në Prizren nën dyshimin për marrje me prostitucion

Arrestohen dy burra në Prizren nën dyshimin për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar dy meshkuj në Prizren nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Marrje me prostitucion”, njofton Insajderi.

Policia bën të ditur se arrestimi i tyrë është bërë me 27 mars të këtij viti.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë liruar.

“Prizren 27.03.2021-21:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartë-cekur. Të njëjtit janë intervistuar dhe pas procedurave në Gjykatë për Kundërvajtje janë liruar”, thuhet në raportin policor. /Insajderi.com