Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten mbrëma dy persona të dyshuar për marrje me prostitucion në Gjakovë, përcjell Insajderi.
Në njoftimin e policisë thuhet se hetimet kishin filluar me 5 mars.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“MARRJE ME PROSTITUCION Gjakovë 05.03.2021 – 19:35. Më 15.04.2021 pas hetimeve intensive janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale marrje me prostitucion. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com