Arrestohen dy gra në Drenas, lënduan katër anëtarë të familjes

Arrestohen dy gra në Drenas, lënduan katër anëtarë të familjes

Dy gra janë arrestuar të mërkurën në Drenas, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë brenda familjes, njofton Insajderi.

Policia njofton se si pasojë e këtij incidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Drenas 14.04.2021-20:25. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që dyshohet se të njëjtat, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare kanë ushtruar dhunë brenda familjes. Si pasojë, lëndime kanë pësuar katër persona”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të gjithë të lënduarit, kanë pranuar tretman mjekësor, dhe pastaj janë liruar.

“Palët janë intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së, dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, (dy) të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport./Insajderi.com