Policia Kufitare e Kosovës, rajoni Perëndimi, ka arrestuar dy persona, njërin në Gjakovë dhe tjetrin në Suharekë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “kontrabandim me migrantë” dhe “falsifikim i dokumenteve”, njofton Insajderi.
Gjatë bastisjes së lokacioneve të të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale për procedura të mëtejme si në vijim: Një pistoletë me gas, e tipit Ekol kalibri 9 mm dhe një karikator, 12 copë fishek me gaz të kalibrit 9 mm, një thikë ushtarake, dy kapela me emblemë të PK-së si dhe një telefon Smasung S10, një (1) automjet (BMË X5) e cila dyshohet se është marr nga një person tjetër për shkak të një borxhi dhe tjetër një kompjuter në të cilin kishte dokumente të skanuara.
“Me vendim të prokurorit kompetent njëri nga personat e dyshuar ndalohet për 48 orë, përderisa i dyshuari tjetër lirohet pas intervistimit në prezencë të avokatit të tij mbrojtës”, thuhet në kumtesën e policisë.
Hetimet lidhur me rastin ende janë në proces nga njësia e hetimeve pranë Drejtorisë së Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë./Insajderi.com