Arrestohen dy kosovarë në kufirin Gjermani – Austri

Arrestohen dy kosovarë në kufirin Gjermani – Austri

Dy kosovarë janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Pasau të Gjermanisë, pika kufitare me Austrinë, transmeton Insajderi.

Zyratët për komunikim të kësaj pike kufitare, kanë njoftuar se të arrestuarit kanë qenë nën ndikimin e kokainës, raporton PNP.

“Të Premten, 1 Janar, 2021, hetuesit nga policia kufitare e Passau inspektuan një Mercedes me regjistrim belg në parkingun e autostradës Hammerbach në orët e mbrëmjes. Një kosovar 31-vjeçar u gjet në timon. Pas një inspektimi nga afër u zbulua se ai ishte nën ndikimin e narkotikëve”, thuhet në komunikatën për medie.

Ndërkaq, personi shoqërues i 31-vjeçarit, me nënshtetësi kosovare, përveçse ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike, barte edhe pasaportë të falsifikuar.

“Shoferi i tij 38 vjeçar gjithashtu nuk ishte në gjendje të vazhdonte sepse ai u tregoi zyrtarëve patentë shoferin nga Kosova, e cila u njoh nga kufitarët si një falsifikim total”, thuhet tutje në komunikatën e policisë kufitare. /Insajderi.com