Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë

Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës, ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim me qeniet njerëzore.

Ndërsa, dy të miturat që ishin në “shfrytëzim seksual”, janë marrë në mbrojtje.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Fushë Kosovë, njofton Insajderi.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe në konsultim me prokurorinë kompetente janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “Trafikim me Njerëz”.

Dy viktimat potenciale (të miturat) janë trajtuar sipas proceduarave standarde dhe të njëjtat janë nën mbrojtjen institucionale.

Pas intervistimit të dyshuarve ju kanë konfiskuar dy telefona dhe me vendim të Prokurorit të rastit njëri i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër dërgohet në qendrën e ndalimit policor për 48 orë. /Insajderi.com