Arrestohen dy persona në Obiliq, kultivonin drogë në shtëpi

Arrestohen dy persona në Obiliq, kultivonin drogë në shtëpi

Policia e Kosovës njofton se të hënën ka arrestuar dy persona në Obiliq, konkretisht në rrugën “Shkupit”, pasi dyshohen për kultivim të drogës.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 87.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 7.6 gram fara kanabisi, 1.9 gram tableta e llojit ekstazi.

Po ashtu janë gjetur edhe 12 bimë të kultivuara kanabis sativa, një peshore digjitale dhe një fishek.

Me vendim të prokurorit, bimët janë shkatërruar në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është hapur si “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Ndryshe, në 24 orët e fundit sipas raportit policor, janë arrestuar 12 persona, shtatë janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit./Insajderi.com