Arrestohen dy persona në Prizren për kanosje ndaj prindërve Dy persona janë arrestuar dje në rajonin e Prizrenit për kanosje ndaj prindërve të tyre.
Në rastin e parë, policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin, pasi i njëjti kishte kanosur nënën e tij.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Kaçaniku” në Prizren.
Ndërsa, i dyshuari i dytë, sipas policisë është arrestuar pasi kishte kanosur babanë e tij.
Dy të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.