Arrestohen dy persona të dyshuar, kapen 18 qese me marihuanë (Video)

Arrestohen dy persona të dyshuar, kapen 18 qese me marihuanë (Video)

Policia e Kosovës në aksionin e saj kundër drogave më 3 nëntor ka gjetur një sasi lënde të dyshuar si substancë narkotike.

Lidhur me këtë policia në Prizren ka arrestuar dy persona të dyshuar, F.M, viti i lindjes 1997 dhe R.K. viti i lindjes 1988.

“Tek të dyshuarit është gjetur sasia prej rreth një kilogram substancë e dyshuar si marihuanë, një cigare e cila dyshohet të jetë me mariuhanë si dhe 18 qese të najlonit të vogla të cilat dyshohet se i kanë përdorur për t’i mbushur me mariuhanë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Përveç materiale të lartë cekura policia e Kosovës ka gjetur edhe një video-incizim, ku shihen dy të dyshuarit.

Policia e Kosovës në javën e fundit, në fushën e luftimit të trafikimit me narkotikë, ka konfiskuar mbi 199 kilogramë substancë e dyshuar narkotike dhe ka arrestuar 31 të dyshuar si dhe janë konfiskuar prova të ndryshme relevante. /Insajderi.com