Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën ka arrestuar dy shtetas të huaj, pasi të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje në Stacionin e Autobusëve në Suharekë, shkruan Insajderi.
Sipas policisë, të përfshirë janë tre shtetas të huaj dhe dy kosovarë, ku si pasojë e rrahjes kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit shtetas të huaj janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
“ Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të huaj pasi që kanë qenë të përfshirë në një rrahje mes disa personave: dy meshkuj kosovar, tre shtetas te huaj, si pasojë e rrahjes personat e përfshirë në rrahje kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit shtetas të huaj janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Insajderi.com