Arrestohen dy të dyshuar për dhunimin e një femre në Vushtrri

Arrestohen dy të dyshuar për dhunimin e një femre në Vushtrri

Dy persona janë arrestuar të premten në Vushtrri, nën dyshimin se kanë dhunuar një femër, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur policia, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Në lidhje me rastin është raportuar se me 18.12.2020 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale dhunim ndaj viktimës femër kosovare”.

“Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./Insajderi.com