
Policia e Kosovës ka njoftuar së ka intervistuar pesë zyrtarë si të dyshuar për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në komunën e Vitisë.
Sipas raportin 24 orësh të policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa tre të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Hetimi i rastit është bërë nga njësiti i krimeve ekonomike dhe korrupsionit.
“Pas hetimeve të zhvilluara nga njësitë e krimeve ekonomike dhe korrupsionit – Gjilan janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë si të dyshuar për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa tre të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Insajderi.com