Arrestohen gjashtë persona për vjedhje të veturave

Arrestohen gjashtë persona për vjedhje të veturave

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale – vjedhje, të cilët kishin vjedhur një veturë “Mercedes Benz A200” në qytetin e Pejës.

Të dyshuarit e arrestuar janë Y.K. (1978), Xh.K. (1981), B.H. (1984), A.K. (1976), A.K.     (1997) dhe  A.M. (1979).

Të dyshuarit kanë vjedhur veturën e tipit “Mercedes Benz A200”, me ngjyrë të kuqe, me targa regjistrimi të Kosovës. Sipas viktimës vlera e veturës ishte rreth 27.000 euro.

“Në shtëpinë e të dyshuarit të parë dhe të dytë, janë gjetur dhe konfiskuar një armë ‘AK47’, një pistoletë dhe 30 fishekë të kal.7.62×39 mm dhe 7.65 mm. Në po të njëjtën shtëpi, është gjetur edhe një jelek antiplumb dhe një peshore për matjen e substancave narkotike.”

“Gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit të gjashtë, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e narkotikeve që dyshohet se është e llojit marihuanë dhe rasti do të  iniciohet nga njësiti përkatës i antidrogës”.

“Janë intervistuar të dyshuarit e lartcekur dhe pas intervistimit Prokurori i shtetit të gjithë të dyshuarave ju ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë”.

“Vetura e viktimës është gjetur dhe konfiskuar dhe e njëjta pas ekzaminimit i është kthyer prapa në posedim pronarit legjitim”./GazetaInsajderi/