Janë arrestuar pesë persona të dyshaur për vjedhje të rëndë gjatë ditës së djeshme në fshatin Strazhë, në Novobërdë.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në veturën e të dyshaurëve kanë gjetur një pistoletë, një thikë, një fishekë, dy kaçavida dhe një palë dorëzë.
Të dyshuarit janë arrestuar nga policia në orën një pasmesnatës thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, katër prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër ka arritur të arratiset. /Insajderi.com