
Në qendrën për azil-kërkues në Lipjan janë arrestuar katër refugjatë, njofton Insajderi.
Kjo pasi shtetasit e huaj, që ishin të stresuar në kampin e azilkërkuesve në Mitrovicë donin se me forcë të hynin në qendrën e Lipjanit për refugjatët.
Pesë zyrtarë policorë u lënduan gjatë përpjekjes për t’i ndaluar të dyshuarit të hyni në këtë qendër.
Si pasoj e rastit zyrtarët policor dhe të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ka raportuar Policia e Kosovës.
Të dyshuarit kishin dëmtuar një veturë zyrtare pronë e qendrës së azilit dhe derën e hyrjes së qendrës në fjalë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti po vazhdon të hetohet. /Insajderi.com