
Katër persona janë arrestuar sit ë dyshuar për përfshirje në “Trafikim me Qenie Njerëzore” dhe “Shërbime seksuale të viktimës së Trafikimit”.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, të hënë përmes një njoftimi.
“Lidhur me këtë rast janë identifikuar dy viktima të trafikimit të cilave i’u është ofruar mbrojtje dhe strehim i sigurt dhe po trajtohen në bazë të procedurave të parapara”.
“Personat e dyshuar me vendim të prokurorëve kompetent janë dërguar në mbajtje”. /Insajderi.com