
Janë arrestuar katër persona në Gjakovë, pas hetimeve nga ana e Policisë së Kosovës.
Të dyshuarit me iniciale H.SH., E.Q., F.B., B.L., në lokacione të ndryshme kanë kryer vjedhje të rënda.
“Në vazhdën e dëshmive njërit nga të dyshuarit I vihet në barrë vepra penale – Vjedhje e rëndë , respektivisht vjedhje e kabllove elektrike në vlerë rreth 11 mijë euro, thuhet në njoftimin e policisë.
Të dyshuarit pas mbledhjes se dëshmive dhe intervistimit të tyre, në konsultim me prokurorin kujdestar te njëjtëve janë dërguar në ndalim prej 48 orë. /Insajderi.com

Foto: Policia e Kosovës