Policia e Kosovës, gjatë një aksionin në një një ‘Sallon masazhi’ në Prishtinë, ka identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar.
Të arrestuarit janë një mashkull M.D. (viti i lindjes 1986) dhe tri femra L.D. (viti i lindjes 1982), A.B. (viti i lindjes 1989), L.L. (viti i lindjes 1977).
“Personi i dyshuar (L.L.) zyrtare në ATK-ë, dyshohet se në vazhdimësi duke keqpërdorur autoritetin zyrtar, me qellim të përfitimit ka ndihmuar të dyshuarit tjerë në kryerjen e veprave penale dhe po ashtu dyshohet se ka kryer edhe veprën ‘Ushtrim i ndikimit’”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, personat e dyshuar të cilët janë arrestuar nën dyshim për përfshirje në veprat penale: ‘Ofrimi i lokaleve për prostitucion’, ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Ushtrim i ndikimi’, ‘Mbajtja në pronësi kontroll apo posedim i armës’ dhe ‘Bashkëkryerja’.
Policia si prova materiale ka konfiskuar: 1 arme zjarri me një karikator dhe dy fishekë të njëjtës armë, 6 (gjashtë) telefona mobil, para në vlere 820 euro dhe 20 franga (tetëqind e njëzet euro dhe njëzet franga) dhe dokumente të ndryshme
Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Lagja e Prishtinës që po terrorizohet nga kumarxhinjtë dhe prostitutat