Arrestohen katër persona, akuzohen për “falsifikim parasë”

Arrestohen katër persona, akuzohen për “falsifikim parasë”

Policia e Kosovës, ka arrestuar katër persona mbi akuzën për ““Falsifikimi i parasë”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ata dyshohet të kenë falsifikuar 10 mijë dollarë amerikan në qytetin e Pejës dhe Prizrenit.

Personat e arrestuar janë H.K (1988), S.K (1970), V. K (2001) dhe V.K (2000).

“Me qëllim të hetimit dhe gjetjes së dëshmive shtesë janë aplikuar masa të fshehta të hetimit prej nga është arritur të sigurohen dëshmi relevante që do të përdorën në procedurë të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë kontrollit është gjetur edhe një armë ‘AK-47’ një karikator, 14 (katërmbëdhjetë) fishekë të cal. 7.62, në pronësi të të dyshuarit S.K. ndaj të cilit ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” e sanksionuar nga neni 366 i KPRK-së.

Nga të dyshuarit janë sekuestruar si provë materiale: dy ‘Iphone’ 6S dhe një ‘Iphone’ XS Max.

Të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të

Kosovës ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve. /Insajderi.com