Arrestohen katër të dyshuar që u përfshinë në vrasjen e 24-vjeçarit në Ferizaj

Arrestohen katër të dyshuar që u përfshinë në vrasjen e 24-vjeçarit në Ferizaj

Katër persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme, të dyshuar se janë të përfshirë në vrasjen e personit 24-vjeçarit me inicialet B.Q., të premten e 4 gushtit, njofton Insajderi.

Në raportin 24-orësh të saj, Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “12 Qershori” të kësaj komune, janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshimtë, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rr. 12 Qershri, Ferizaj 04.09.2020-20:08. Lidhur me rastin  me datën 05.09.2020 janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë  të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Në mbrëmjen e së premtes është vrarë B.Q 24 vjeçar. Ai nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra nga një përleshje që ndodhi mes tij dhe disa personave tjerë në Ferizaj. Policia e Kosovës për Rajonin e Ferizajt kanë treguar se B.Q është lënduar me thikë në përsheshje e që kishte ndodhur mbrëmë rreth orës 20:10, por që më vonë ka ndërruar jetë. /Insajderi.com