Arrestohen katër të mitur pasi rrahën një person

Arrestohen katër të mitur pasi rrahën një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën ka arrestuar katër të mitur, pasi të njëjtit në një video shihen duke e rrahur një person në Fushe Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dardania” rreth orës 12:45, përcjell Insajderi.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

“Njësiti i hetuesisë ka identifikuar dhe arrestuar katër meshkuj të mitur kosovarë pasi që të njëjtit në një video shihen duke e rrahur një person. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Insajderi.com